Speciale

Limosi Dizdari “Artist i Merituar”, prodhoi art në cepin më jugor të vendit dhe u harrua

Duhet të klithnit, jo të flisnit ….dhe një falenderim….
Im shoq, Limosi, u dergj në spital, rëndë……. shkaku? ….Trysnia e madhe e kohëve të fundit, fyerja e madhe, mungesa e respektit për punën e tij, shkatërimi i gjithçkaje që e kish ndërtuar me gjakun e shpirtit dhe zemrës së tij, në cepin më jugor dhe të braktisur të vendit, të quajtur Ksamil. U përpoq të sensibilizojë opinionin, median, qeverinë…….
Bërtiti, protestoi dhe u lodh, dhe po ashtu i lodhur , duke sfiduar sëmundjen, vazhdoi deri sa trupi i tha – MJAFT, deri këtu mund të shkosh me vullnetin dhe kurajën tënde, tani mjekësia do të merret me ty……..
Dikush mund të thotë: epo pleqëria bën punën e vet, ……ashtu është, prandaj pleqëria do respektuar, nderuar për punën e tërë jetës….. por në rastin e Limosit pleqëria është vetëm një fjalë e rëndomtë, e papërfillshme. Ai punon dhe lufton me forcat e të riut, truri edhe tani i sëmurë punon sahat, ……me siguri projekton projekte të reja……
Ku ishte gabimi i Limosit? Gabim se braktisi Tiranën?…, gabim se rindërtoi një grehinë të çfoshkur nga të katër anët? ….gabim se organizoi koncerte, evente shkencore, promovim librash, konkurse instrumentale dhe teatrore,… gabim që fëmijët e Ksamilit mësuan të luajnë në piano, të kërcejnë, të këndojnë në një skenë për t’u patur zili?…….Gabim që ngriti një bibliotekë e një sallon të veprave të artit? Gabim synimi i tij që njerëzit të duan librin, artin, muzikën? Gabim që në vendin më jugor të Shqipërisë të ndizen llampadarët e artit dhe kulturës? … gabime… gabime… shumë gabime të këtij lloji mund të ketë bërë Limosi…, por a janë gabime?
Kur Limosit këtij artisti të madh, që mbiu nga shpirti i kombit të tij, këndoi për të, mjaltosi shpirtrat e lodhur me muzikën e tij, ia shkatërruan ëndrat, e injoruan, e tradhtuan, e fyen, MEDIA DUHET TË KLITHTE jo vetëm të fliste… Nuk ja bënë Limosit këtë shkatërrim, por të gjithëve NE … të gjithë shqiptarëve që dëshirojnë të ardhme të bukur për fëmijët e tyre, të gjithë shqiptarëve që jetojnë nëpër qytetet e vogla, e fshatrat e braktisur… Në vend që ky gjest unikal të promovohej, u godit, si të ishte diçka e neveritëshme. Limosi nuk bëri qoftë dhe sufllaqe në Qëndrën e Artit Dea,… bëri diçka krejtësisht kundra rrymës……. ndoshta kjo ishte çudia e pa kuptuar nga shkatërrimtarët……..
Kjo e sëmuri Limosin, jo mosha… Stafi i mrekullueshëm mjekësor që u mor me të, e ndjeu, e kuptoj forcën e tij të brëndshme si të një të riu dhe e sollën në jetë, me mjekime dhe atmosferë optimiste, duke i kujtuar muzikën e tij të rinisë që shungëllonge në pavion… faleminderit, një qind herë faleminderit miq të shtrenjtë.
Faleminderit për lutjet tuaja anë e mbanë botës, juve admiruesave të muzikës së tij, juve që ekzekutoni veprat e tij, të njohur e të pa njohur, … faleminderit që ju kemi ndjerë prezent mes nesh, në këto ditë të vështira, me mbështetjen, dashurinë dhe respektin tuaj. Faleminderit……

Adriana Priftuli Dizdari

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *