Bota

Vjena rikthen titullin si qyteti më i mirë për të jetuar në botë

Kryeqyteti austriak, Vjena, është rikthyer si qyteti më i mirë për të jetuar në botë, sipas një raporti vjetor nga Economist.

Vjena rrëmbeu vendin e parë nga qyteti i Zelandës së Re, Auckland, i cili ra në vendin e 34-të për shkak të kufizimeve të pandemisë së koronavirusit.

“Vjena, e cila ra në vendin e 12-të në renditjen tonë në fillim të vitit 2021 pasi muzetë dhe restorantet e saj u mbyllën, që atëherë është rikthyer në vendin e parë, pozicionin që mbajti më 2018 dhe 2019”, thuhet në raport.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Stabiliteti dhe infrastruktura e mirë janë bukuritë kryesore të qytetit për banorët e tij, të mbështetur nga një kujdes i mirë shëndetësor dhe shumë mundësi për kulturë dhe argëtim”.

Vjena ndiqet nga pas nga Kopenhaga dhe më pas Zuerichi.

Milani u rendit i 49-ti, New Yorku i 51-ti dhe Pekini në vendin e 71-të.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *