Scholz i prerë: Jemi gati të mbrojmë çdo metër katror të Europës lindore
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, duke folur para deputetëve në Bundestag, u tregua edhe njëherë i prerë në qëndrimin e tij, duke theksuar se Gjermani dhe NATO janë të vendosura për të mbrojtur çdo metër katror të Europës lindore, nga çdo agresion i mundshëm.
Sipas tij çdo vend i Europës lindore duhet të ketë besim tek Gjermania dhe NATO.
Ndërsa shtoi se të mendosh sot se mund të kesh të njëjtat marrëdhënie me Rusinë e Putinit është e paimagjinueshme.
“Ajo që thashë më 27 shkurt është vërtetuar: ne do të mbrojmë çdo metër katror të NATO-s. Partnerët tanë të Evropës Lindore mund t’i besojnë Gjermanisë sot. Për të qenë i qartë: të kesh objektivin e një partneriteti me Rusinë si ai që kishte ende në konceptin strategjik të vitit 2010, me Rusinë imperialiste agresive të Putinit është e paimagjinueshme në çdo kohë të parashikueshme”, tha ai.
Më tej Scholz theksoi se Ukraina ka nevojë për një plan “Marshall” për rindërtim.
Rruga Press