Lajme

Kurti: Me Malin e Zi do të formohet komisioni për rishikim të vijës kufitare

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj e ka pyetur Qeverinë e Kosovës nëse e ka një plan për të formuar komisionin e ekspertëve për rishikim të vijës kufitare me Malin e Zi.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se së bashku me Qeverinë e Malit të Zi do të formohet komisioni i përbashkët.

Sipas tij, komisioni do të formohet nga ekspertë të fushës.

Lexo më shumë  Kosova ofron mbështetje për edukimin parashkollor, lansohet pilotimi i programit të kuponëve me financim nga Banka Botërore

“Normalisht për palën e Kosovës dokumentet janë të qarta. Me rëndësi për ne është që presidenti Gjukanoviq ka shprehur gatishmëri për korrigjim. Ne jemi gati, por e presim edhe Qeverinë e Malit të Zi derisa ta formojë ekipin”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *