Bota

Forcat separatiste ruse në Donetsk pësojnë humbje dërrmuese

Forcat separatiste ruse dhe të mbështetura nga Rusia në rajonin e Donetskut të Ukrainës kanë pësuar numër të madh të viktimave, sipas zyrtarëve të Inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata vlerësojnë se vetëm milicia e Donteskut ka humbur 55 për qind të forcës së saj orgjinale.

Forcat ruse janë të përqendruara në pushtimin e të gjithë Luhanskut fqinj, duke synuar të rrethojnë qytetin e Lysychanskut, thonë udhëheqësit ukrainas, shkruan BBC.

Lexo më shumë  Starmer: SHBA-ja mund të përdorin bazat britanike për sulme mbrojtëse kundër raketave të Iranit

Shefi rajonal, Serhiy Haidai tha se kishte pasur “shkatërrim kolosal” në qytet.

Ai tha se situata në qytetin e Severodonetskut ishte “ferr” dhe citoi kryetarin të thoshte se rreth 7000-8000 civilë mbetën atje.

Inteligjenca ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia ka shumë të ngjarë të synojë të vendosë një numër të madh njësish rezervë në Donbasin lindor të Ukrainës, i cili përbëhet nga Donetsku dhe Luhansku.

Lexo më shumë  Nga B-2 te Patriot, armët që SHBA po përdor për të sulmuar Iranin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *