Lajme

Qeveria e Kosovës miraton udhëzimin për rregullimin e çmimeve të naftës

Qeveria e Kosovës ka miratuar një udhëzim administrativ me të cilin do të përcaktohet çmimi maksimal i lejuar për derivatet.

Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, tha se ka mospërputhje të çmimeve në Kosovë me lëvizjet në tregjet botërore.

“Udhëzimi administrativ bëhet me qëllim që të mbrohet konsumatori dhe konkurrenca për të mënjanuar çrregullimet në treg. Në bazë të të dhënave që posedon MINT-i, të konfirmuara me evidencë nga bizneset nga Dogana dhe ATK-ja, ka mospërshtatje të çmimeve vendore krahasuar me lëvizjet në tregun botëror. Mospërshtatja e çmimeve është një ndër shkaqet kur Qeveria mund të përcaktojë çmimin maksimal të lejuar, apo të kufizimit të marzhës tregtare. Do të jenë të bazuara në evidencat e Doganës dhe ATK-së. Me këtë udhëzim MINT-i propozon përcaktimin e menjëhershëm të çmimit maksimal të lejuar për derivatet”, deklaroi ajo.

Lexo më shumë  "Opozitë si pulë pa kry", Pozhari: Thonë se është korrupsion publik në prag të zgjedhjeve e për vete ndanë dhjetëra miliona për oligarkët në prag të zgjedhjeve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *