Bota

SHBA-ja mbështet Lituaninë pas kërcënimit nga Rusia

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë të martën se qëndrojnë të palëkundur krah angazhimeve të Lituanisë dhe NATO-s për ta mbrojtur shtetin baltik pasi Rusia paralajmëroi fqinjin e saj mbi bllokimin e transitit hekurudhor.

“Ne qëndrojmë pranë aleatëve tanë të NATO-s dhe qëndrojmë pranë Lituanisë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit Ned Price.

“Më specifikisht ndaj angazhimit tonë të nenit pesë të NATO-s, premisa se një sulm ndaj njërit shtet anëtar do të përbënte një sulm ndaj të gjithëve, ky angazhim nga ana e Shteteve të Bashkuara është i hekurt”, tha ai.

Lexo më shumë  Trumpi urdhëron sulm ndaj çdo anijeje që vendos mina në Hormuz

Lituania, një ish-republikë sovjetike, anëtare si në NATO ashtu edhe në Bashkimin Evropian, ka qenë ndër vendet më të zëshme në kundërshtimin e pushtimit rus të Ukrainës.

Lituania tha se do të kufizonte transitin hekurudhor të mallrave që bëjnë pjesë në listën e sanksioneve nga BE-ja në Kaliningrad, një enklavë e izoluar ruse në Detin Baltik, e cila ndodhet midis Lituanisë dhe Polonisë.

Rusia paralajmëroi se “me siguri do t’i përgjigjet ‘veprimeve armiqësore’”.

Lexo më shumë  Gjermania prezanton strategjinë kombëtare ushtarake për t’iu kundërvënë kërcënimit rus

Price tha se Shtetet e Bashkuara mirëpritën “masat e paprecedentë ekonomike” të marra nga Lituania dhe vendet e tjera kundër Rusisë për pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës.

I pyetur në lidhje me deklaratat e Rusisë, Price tha: “Ne nuk do të spekulojmë për sulmet ruse ose kërcënimet ruse dhe as nuk duam t’i japim kohë diskutimi kësaj teme”. /REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *