Lajme

“Këta të ‘Zajednicës’, këta të ‘dhuratës së Rankoviqit’”/Zëdhënësi i VV-së me mesazh të fuqishëm për ata që po “shqetësohen” sot

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i është kundërpërgjigjur zërave kritik të marrëveshjeve për energjinë në veri të vendit që u nënshkruan sot në Bruksel.

Ai ka thënë se ata të cilët po shqetësohen me arritjen e kësaj marrëveshjeje janë ata që e kanë nënshkruar “Zajednicën”, ata që kanë deklaruar se Leposaviçi iu dha Kosovës si dhuratë nga Rankoviçi dhe ata të 20 vjeçarit.

Lexo më shumë  Pas shpërthimi në Ibër-Lepenc, Buzhala me reagim skandaloz, Xhymshiti: Buzhala është aty për ta minimizuar e mjegulluar rolin e Serbisë

“Këta të ‘Zajednicës’, këta të ‘dhuratës së Rankoviqit’, këta të 20 vjeçarit, këta, ky i gurthyesit në veri po ashtu, ai i ‘ridefinimit të kufirit me Serbinë’, gjithë këta të shqetësuar sot me veriun e vendit”, shkruan Manxhuka.

Gjtihë këtyre grupeve, Manxhuka iu bëri thirrje që të mos shqetësohen pasi në veri po shtrihet autoriteti i Republikës së Kosovës.

“Mos u shqetësoni do ta kthejmë rendin dhe Republikën e Kosovës edhe në atë pjesë. Si asnjëherë më parë andej po shtrihet autoriteti i Republikës së Kosovës. Pas 20 vitesh: pa referendum të Serbisë, pa zgjedhje, pa krim e kontrabandë e tash edhe me rrymë që paguhet edhe andej.

Mos u shqetësoni!”, përfundoi Manxhuka.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *