Bota

Sulmet guerrile brenda vijës së armikut po i sfilisin forcat ruse, paralajmërohet rimarrje territoriale në jug

Ka shumë diskutime rreth asaj që po ndodh përgjatë vijës së frontit, teksa forcat ruse përpiqen të shtyjnë më tej në territorin ukrainas.

Por si qëndron puna në zonat tashmë të pushtuara nga Kremlini apo forcat pro-Kremlinit?

Pavarësisht se është prapa vijës së armikut, rezistenca ukrainase po vazhdon në vende si Khersoni, dhe duket se ka efekt.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Autoritetet ruse po përpiqen të konsolidojnë kontrollin e territoreve të pushtuar pasi ata po vuajnë nga sulmet e qytetarëve të armatosur ukrainas, raporton Instituti për Studimin e Luftës (ISW).

Gjeneral-lejtnant amerikan në pension Mark Hertling thotë se aktiviteti i rezistencës në qytetin e Khersonit do të ndikojë në peizazhin e gjerë të luftës.

Ai tha në Twitter: “Ajo që po ndodh në Kherson është magjepsëse, pasi rezistenca/territorialët po bëjnë atë që bëjnë luftëtarët e rezistencës… i sfilisin pushtuesit me sulme ndaj grupeve të vogla të pushtuesve.

“Kjo shkakton terror te armiku, dhe do të shkaktojë shtimin e tërheqjeve të forcave ruse në jug.”

Rruga Press

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *