Vizita në Tiranë. Kryeministrja e Finlandës: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE!
Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin ka shprehur mbështetjen e vendit të saj për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në një konferencë për mediat gjatë vizitës së saj në Shqipëri, Marin tha se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është i rëndësishëm, në një kohë kur Europa po përballet me kërcënimin e agresionit rus.
“Duhet të bëjmë më shumë sëbashku. Si Shqipëria dhe Finlanda janë konstruktive. Kanë një marrëdhënie të mirë, që daton që në 46.
Po punojmë për të avancuar BE-në. Jemi sëbashku për të ndihmuar Ukrainën. Agresioni I Rusisë në Ukrainë, kanë ndryshuar mjedisin e sigurisë. Një shumicë e finlandezëve e mbështesin anëtarësimin në NATO. Shqipëria është një mbështetje e vendosur në politikat e NATO-s. Zëri juaj dërgon një mesazh të fuqishëm në Rusi. Finldanda dhe Suedia do e bëjë NATO-n më të fortë. Ne jemi ofrues sigurie.
Duhet të intensifikojmë mbështetjen ndaj Ukrainës. Shqipëria dhe BE kanë bashkëpunuar. Finlanda është mbështetës i fortë i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Duhet të mbështesim Shqipërinë në anëtarësimin në BE.
BE dhe Ballkani Perëndimor të jenë në harmoni të plotë. Duam të shohim të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimore në BE. Ne vlerësojmë rolin tuaj kur bëhet fjalë për përfaqësimet në forumet ndërkombëtare” – tha Marin.
Rruga Press