Bota

Qymyr në vend të gazit rus, Gjermania dhe Austria alternativa për energji

Për shkak të rënies së furnizimeve nga Rusia, në Austri dhe Gjermani është rritur kërkesa për qymyr.

Për të shmangur ndërprerjet e energjisë, impianti i ngrohjes në jug të Gracit, në Austri, po përgatitet për një kthim të mundshëm tek qymyri. Hera e fundit kur ky burim energjie u përdor në impiant ishte në mars të 2020-s.

“Po e përgatisim këtë impiant që të punojë sërish me qymyr, që në raste emergjence, për shembull kur të ketë ndërprerje të furnizimit, struktura të përdoret sërish. Është me rëndësi ta bëjmë këtë tani. Aktualisht kompleksi po konvertohet dhe do të duhen disa muaj derisa të bëhen ndryshimet teknike”, thotë Leonore Gewessler, ministre e Ambientit në Austri.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Edhe ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, njësoj si ministrja austriake e Ambientit, dëshiron të rikthejë përkohësisht në funksion impiantet me qymyr, gjë që nuk është mirëpritur nga aktivistët për klimën.

Një prej grupeve shkroi se qeveria gjermane gradualisht po braktis fshatrat në landin Rhinland dhe bashkë me to kufirin prej 1.5 gradë Celsius, i vendosur për të luftuar klimën. Habeck tha se kthimi tek qymyri ishte diçka e hidhur, por e nevojshme në këtë situatë.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Ministri shtoi gjithashtu se qëllimi duhet të jetë zëvendësimi i rezervave me gaz në mënyrë që vendi të jetë i përgatitur për dimrin dhe të reduktojë konsumin e gazit në tërësi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *