Lajme

Rama vazhdon të bëjë avokatin e Serbisë edhe në Kosovë: Nuk hidhet dot në flakë për Perëndimin, 80% mbështesin Putinin

I pranishëm në promovimin e librit me titull “Përplasja e Madhe” të shkruar nga Enver Hoxhaj, kryeministri Rama i doli sërish në mbrojtje Serbisë.

Ai tha se Serbia nuk mund të hidhet në flakë për perëndimin kur ka një popull që 80% mendon se Putinin ka të drejtë.

Sipas tij, Serbia duhet të qëndrojë në një distancë të drejtë me Rusinë që kjo flakë të mos vijë këtu në rajonin tonë.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Rama: Serbia nuk mund të hidhet në flakë për perëndimin kur ka një popull që 80% mendon se Putinin ka të drejtë. Ama Serbia duhet të qëndrojë në një distancë të drejtë që kjo flakë të mos vijë këtu. Ky është thelbi i tradhtisë time për të cilën nuk jam pishman.

Ne kemi vuajtur boll. Kosova ka vuajtur boll nga lufta dhe nuk ka pse shkon në atë drejtim, vetëm nëse e detyrojnë. Përsa kohë ne nuk na detyrojnë, nuk kemi pse i shkojmë asaj rruge fare.

Arsyetimi i kryeministrit Rama na shpie të mendojmë se edhe Putini duhet mirëkuptuar për pushtimin dhe krimet e luftës në Ukrainë, sepse ashtu si populli serb, edhe populli rus, më shumë 80% e tij, është në mbështetje të luftës që ai ka ndërmarrë.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *