(Video) Bushati: Pamje e neveritëshme ku Devollët radhisin punëtorët të duartrokasin Ramën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij qeveritar, ka shkuar në Prishtinë për të zhvilluar takimin e radhës mes dy Qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Por para takimit ai ka shkuar në ambientet e dy fabrikave të Devolli Coorporation.
Në video shihet se si drejtuesi i kompanive Devollli Coorporation kanë radhitur punëtorët e tij për të duartrokitur ardhjen e Kryeministrit Edi Rama. Për këtë veprim ka shkruajtur edhe analisti Ani Bushati në faqen e tij në facebook:
“Nuk kam parë pamje më të neveritshme, ku një padron vë në rresht punëtorët që paguan për të duartokitur një politikan. Dhe Rama që bën sikur mirëpret dashurinë e skllevërve të Devollit.”, shprehet ai.
Rruga Press