Lajme

Vuçiqi s’e di nëse do marrë pjesë në Samitin e BE-së, do konsultohet edhe me Ramën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e di nëse do të marrë pjesë në Samitin e BE-së, më 23 qershor.

Sipas mediave serbe, ai ka marrë ftesë, por ende nuk ka vendosur. Dhe vendimin do ta marrë, pasi të konsultohet me Qeverinë serbe dhe, siç ka thënë, njerëzit e nismës “Ballkani i Hapur”.

“Dua të konsultohem me Qeverinë, por edhe me njerëzit e Ballkanit të Hapur, e më pas të marrë vendimin nëse do të shkojmë në Bruksel dhe çfarë qëndrimi do të mbajmë”, ka thënë Vuçiqi.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Ballkani i Hapur është themeluar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Mali i Zi e Bosnjë-Hercegovina së fundi kanë dhënë sinjale se mund t’i bashkohen, derisa Kosova po e refuzon këtë nismë.

Në Samitin e BE-së, pritet t’i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në bllok Ukrainës.

Për Vuçiqin, më i rëndësishëm është ky samit ku fjalën kryesore pritet ta ketë Ukraina sesa takimi i së martës në nivel kryenegociatorësh, mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nga ai samit varet arkitektura e Evropës”, tha Vuçiqi, pa treguar qëndrimin e tij për rrugëtimin që ka nisur Ukraina drejt BE-së. “Pas kësaj do të shohim se si është arkitektura e Evropës, të kuptojmë se çfarë po na vjen dhe ta kuptojmë më mirë vendin tonë, pa nënvlerësuar apo mbivlerësuar askënd”.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Serbia po përballet me presione të mëdha për t’i vënë sanksione Rusisë për agresionin në Ukrainë. Është ndër vendet e vetme në Evropë që nuk i kanë vënë sanksione.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *