Hiqen kufizimet për studentët shqiptarë, mund të studiojnë lehtësisht në Kosovë apo Shqipëri
Kosova dhe Shqipëria kanë lidhë marrëveshje që të gjithë nxënësit që dëshirojnë të nisin studimet në universitetet publike të dyja vendeve, atë ta bëjnë pa ndonjë pengesë.Kështu njoftoi zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Popovci.
“Me këtë marrëveshje hiqen të gjitha kufizimet mes për pranimin e studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë të dy vendeve tona. Me këtë marrëveshje, maturantët nga Kosova dhe nga Shqipëria do të kenë qaje të barabartë në 19 universitete publike, nga Gjirokastra deri në Mitrovicë”, tha ai gjatë mbledhjes së dy qeveria e cila po mbahet në Prishtinë.
“Më gëzon fakti që marrëveshja po nënshkruhet në prag të afateve për regjistrim në institucionet e arsimit të lartë të dy vendeve, prandaj edhe mund të zbatohet që nga ky vit”, deklaroi zv.ministri i Kosovës.
Rruga Press