Bota

Vendstrehimet gjigante të Helsinkit, udhëtim në një vend që është gjithmonë gati për luftë

Helsinki – Tre minuta pa ajër, tre ditë pa ujë, tre javë pa ushqim. Nënkuptohet, kjo është koha e mbijetesës pa këto 3 gjëra. Kjo është një moto për çdo finlandez të rritur. Petri Parviainen, kreu i departamentit të mbrojtjes qytetare, e përsërit këtë për gazetarët e huaj, gjatë një vizite që zhvillojnë në vendstrehimin nëntokësore Merihaka, në qendër të kryeqytetit.

Nga lart nuk dyshon dot për asgjë: një strukturë e vogël prej xhami dhe çeliku ku shkruhet “parking” dhe “qendër sportive”. Por duke zbritur 5 kate, ose rreth 20 metra nën tokë, kupton se në të njëjtat hapësira të lidhura me korridore të gjata, ka një jetë të dyfishtë.

Në kohë paqeje, aty zhvillohen ndeshje mini–futbolli me nga 5 lojtarë, hokej me patina merrota apo edhe shërben si një parking makinash. Në kohë lufte, një strehë për mbi 6 mijë qytetarë, me dyer çeliku 15 cm trasha, gati për t’u mbyllur në rastin e një sulm të mundshëm kimik. Një ngjarje, e cila nuk ka ndodhur asnjëherë që nga Lufta e Dimrit e vitit 1939 kundër sovjetikëve (kohë kur finlandezët nisën të ndërtonin 55.500 vendstrehime në qytetet dhe fshatrat e vendit).

Por kjo nuk i pengon banorët e Helsinkit që t’i mbajnë ato në rregull të pastra prej 80 vjetësh, njëlloj sikur sulmi mund të ndodhë nesër. Një fiksim më se i dukshëm, por që pushtimi i Ukrainës nga Rusia, e bërë të duket si një qasje shumë e zgjuar.

“Sistemi është i projektuar në mënyrë të tillë, që i gjithë qyteti të mund të zhvendoset nëntokëbrenda 3 ditëve”- thotë Parviainen. Në fakt, vendstrehimet nëntokësore të Helsinkit, janë 1 herë e gjysmë më të mëdha, pasi banorët janë 650 mijë ndërsa ato mund të nxënë deri në 900 mijë njerëz në raste emergjence.

Pra duket se projektuesit kanë menduar edhe për vizitorët dhe turistët. Kokonaisturvallisuusdo të thotë “siguri gjithëpërfshirëse” në gjuhën finlandeze. Për finlandezët të qenit i përgatitur është si një lëkurë e dytë. Kjo pasi ky vend ndan 1320 kilometra kufi me Rusinë.

“Si një komb i vogël ne e kemi mësuar që nga Lufta e Dytë Botërore leksionin sesi duhet tëmbrohemi”– shprehet kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare Petri Toivonen, nga bodrumi injë godine qeveritare në Esplanadi.

Katër herë në vit, ai merr pjesë në kurset e mbrojtjes kombëtare dhe rajonale, si i përzgjedhur nga institucioni ku punon. “Ushtarakë, drejtues kompanish të mëdha, administratorë publikë, mësues e kështu me radhë, marrin pjesë në leksione, simulime, ushtrime se çfarë duhet të bëjnë nëse diçka shkon keq”- thotë ai.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Janë rreth 40 njerëz për çdo klasë, të cilët më pas bëhen një lloj familjeje e madhe, me të cilëtmbetesh në kontakt për gjithë jetën. Pak a shumë si shërbimi ushtarak. Nga ana tjetër, edhe pse të famshëm deri më tani për neutralitetin e tyre të nevojshëm, finlandezët kanë një nga ushtritë më të mëdha krahasuar me popullsinë e tyre (280 mijë ushtarë nga një popullatë prej vetëm 5.5 milionë banorësh, 900 mijë nëse llogariten dhe rezervistët).

Për më tepër është një nga ushtritë më të pajisura në aspektin teknologjikisht. “Ne kemi artilerinë më të madhe fushore në Evropë. Po ashtu, jemi të vetmit nga vendet nordike që kemi raketa me rreze të gjatë veprimi dhe më saktësi të lartë në të gjitha divizionet”- thotë gjenerali Jarmo Lindberg, shefi i shtabit të ushtrisë.

Qeveria finlandeze nuk e anuloi rekrutimin e detyrueshëm, as pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Madje për 3 vitet e ardhshme, ka akorduar 2 miliardë euro shtesë për mbrojtjen. Kërcënimi rus këtu nuk është një abstraksion gjeopolitik, por një faqe e nxjerrë nga libri i kujtimeve.

Në rastin e Lindberg, njëri nga gjyshërit vdiq në Frontin Lindor, dhe i ati jetim 12-vjeçar u evakua fillimisht në Danimarkë dhe më pas në Suedi “ashtu si sot refugjatët ukrainas”.

Për të nuk është e vështirë të kuptojë situatën e ukrainasve.

Në Agjencinë Kombëtare të Furnizimeve Emergjente (NESA) takojmë drejtorin eplanifikimit Aksel Hagelstam. “Ligji kërkon që ne të mbajmë rezerva, energji, ushqim ose nevoja të tjera thelbësore, për të paktën 6 muaj. Por shpesh, ne grumbullojmë rezerva për

një vit”- thotë Hagelstam. Ai flet për magazina të mëdha me drithë, që do të përdoren nëse do ndërpriten importet nga Kievi dhe Moska.

“Pra, ndërsa pjesa tjetër e botës po përjeton makthe që këtë vit, ne do të fillojmë të shqetësohemi aty nga viti 2023”- shton ai. Secili nga 75 punonjësit e agjencisë ka një specialitet më vete, dhe kontrollon çdo javë nivelin e përgatitjes së sektorëve përkatës.Agjencia ka një buxhet prej 2.3 miliardë eurosh për të përballuar çdo emergjencë.

Nga ana tjetër, ky është një qytet që ka vende parkimi për skuterat, dhe ku nëse kalon një rrugë të shkretë me semafor të kuq, të shohin me përbuzjen që do t’i rezervonin një bullistiserial. Sa i përket aspektit ushtarak, as Hagelstam dhe as gjenerali Lindberg nuk besojnë se mbrojtja e përbashkët evropiane mund të jetë një alternativë reale ndaj NATO, në të cilën Finlanda ka aplikuar së fundmi për t’u anëtarësuar.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

“NATO është shumë e aftë për planet e emergjencës. Nuk do të kishte kuptim që këto funksione të dubloheshin në Bruksel”– thotë Lindberg. Para pushtimit të Ukrainës nga Rusia, vetëm 1/5 e finlandezëve donin të hynin në aleancë, tani jo shifër është 75 për qind”-shton ai.

“C’est pire qu’un crime, c’est une faute” (Është më keq sesa një krim, është një gabim!).Komenti i famshëm i Napoleonit mbi një vrasje politike në epokën e tij, vlen në mënyrë tëpërsosur për masakrën që po kryen Putin në Ukrainë. 85 për qind e strehimoreve janë private, çdo ndërtesë ka një të sajën.

Merihaka mund të strehojë 6 mijë njerëz, me 2 mijë krevate marinari me 3 kate secili, të cilat janë të mjaftueshme për të gjithë duke pasur parasysh se refugjatët do të duhet të alternojnë në 3 turne nga 8 orë secili duke bërë roje, duke u dhënë ndihmë psikologjike atyre që janë të traumatizuar, duke angazhuar fëmijët në lojëra, menaxhuar mbetjet urbane (nevojat personalekryen në tualete të lëvizshme që duhen zbrazur).

Të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëjnë, edhe pse deri më tani nuk e kanë bërë asnjëherë, Mesditën e çdo të hëne të parë të muajit, ata testojnë nëse funksionon sinjali kombëtar i alarmit, nëpërmjet sirenave, postës dhe aplikacioneve qeveritare.

Në vendstrehime ka rezerva uji për disa javë. Mungon vetëm ushqimi, por çdo qytetar është i detyruar të ketë me vete ushqime për tre ditë për të gjithë familjen e tij. Gjithçka shpjegohet në uebsajtin qeveritar, 72hours.fi, ku mund të rishikohet lista e blerjeve të duhura (peshk ton dhe bishtajore të konservuara, fruta të thata, koncentrate proteinash).

Po ashtu ka udhëzime se si mbyllen dritaret në rastin e një katastrofe mjedisore. Mjekët ushtarakë kanë programin e tyre kur duhet të ndërhyjnë për të shpëtuar të plagosurit në luftë. Fqinjët e rusëve kanë 72 orë për t’u mbledhur, vlerësuar kërcënimin dhe për t’u kundërpërgjigjur. Pa asnjë panik, të paktën në letër./ (Nga Riccardo Staglianò – “La Repubblica.it”​ – Bota.al)

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *