Bota

Sa grurë importon në muaj Ukraina dhe si po transportohet

Autoritetet polake dhe ato ukrainase po bëjnë përpjekje për rritjen e shfrytëzimit të akseve rrugore që lidhin dy vendet.

Një delegacion polak vizitoi anën ukrainase të kufirit, ku diskutoi me autoritetet lokale përmirësimin e kapaciteteve të trafikut.

Nismat kanë si qëllim rifillimin e eksportit të drithërave. E interesuar për zhvillime të reja sa i takon një plani të OKB-së për eksportin e grurit të bllokuar është edhe Turqia.

Lexo më shumë  Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

“Në ditët e ardhshme do të kemi zhvillime të reja. Ne po përpiqemi ta zgjidhim këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur përmes një takimi mes Rusisë, Ukrainës, Turqisë dhe OKB-së. Organizata ka një plan dhe mund të themi se palët e interesuara janë dakord për zbatimin e tij”, tha Hulusi Akar, ministër i Mbrojtjes i Turqisë.

Për shkak të bllokimit të porteve të detit të Zi nga Rusia, Ukraina importon 5 milionë tonelata grurë në muaj dhe drithërat ukrainase po transportohen mes të tjerash përmes Polonisë, Rumanisë dhe vendeve baltike, me kamionë dhe tren.

Lexo më shumë  Franca zbulon numrin e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *