Konjufca takohet me Krasniqin dhe Shalën
Shefi i stafit të Kreyparlamentarit e Kosovës Ilir Kërçeli në postimin e tij në facebook ka treguar se Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka mbajtur takim me Jakup Krasniqin dhe Pjetër Shalën. Postimi i plotë më poshtë:
“Sot bashkë me kryeparlamentarin Konjufca filluam vizitat në Hagë, takuam ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi e Pjetër Shalën, pas drekës takojmë gjeneral Rexhep Selimin. Kurse nesër ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e poashtu edhe të dënuarit nga shoqata e veteranëve të luftës Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare të popullit tonë në krye me UÇK-në. Sikundër jemi të bindur se adresa e krimeve barbare dhe gjenocidit mbi popullin tonë është Serbia agresore, e pandëshkuar deri më tani.
Të bashkuar me njëri tjetrin mbrojmë historinë e vendit tonë.“
Rruga Press

