Bota

Intensifikohet lufta në Donbas, mijëra civilë të bllokuar, SHBA dërgon armatime të rënda

Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet në Severodonetsk, në përpjekje për të marrë kontrollin e qytetit kyç në rajonin lindor, Donbas.  

Mijëra civilë kanë mbetur të bllokuar në qytetin strategjik, ndërsa OKB-ja paralajmëron se furnizimet jetësore janë drejt fundit. Shumë prej qytetarëve po strehohen në bunkerët e impiantit kimik të azotit, bashkë me disa luftëtarë të rezistencës.

Ura e fundit që nxirrte jashtë qytetit u bombardua nga rusët me herët gjatë javës, duke lënë praktikisht të bllokuar 12 mijë banorë. Moska njoftoi të mërkurën se do të hapte një korridor humanitar për evakuimin e civilëve po deri më tani nuk ka konfirmim nëse itinerari i planifikuar ka funksionuar.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Ndërsa beteja bëhet gjithmonë e më egër, me Rusinë që ka përparësinë, presidenti Volodymyr Zelensky nuk i ndal thirrjet për më shumë armë nga perëndimi.

“Gjatë 112 ditëve të kësaj lufte, ushtria ukrainase tregoi guxim dhe mençuri në fushëbetejë bashkë me aftësinë për të prodhuar rezultate të rëndësishme, pavarësisht avantazhit të ushtrisë ruse në armatime. Do të bëjmë gjithçka për të tejkaluar këto avantazhi. Çdo ditë, unë luftoj për të mundësuar që Ukraina të marrë pajisjet që i nevojiten”, tha Zelensky.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën se do të dërgojnë ndihma ushtarake shtesë prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën, sasia më e madhe e armëve dhe pajisjeve ushtarake që dërgohet njëherësh në një ngarkesë, që nga fillimi i luftës.

Paketa përfshin sisteme raketash kundër anijeve, armë të artilerisë së rëndë Howitzer dhe më shumë municione për sistemet e raketave me lëvizshmëri së lartë, për të cilat forcat amerikane po trajnojnë tashmë trupat ukrainase. Armatimet e rënda janë ato që kanë kërkuar me urgjencë udhëheqësit e Ukrainës. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *