Udhëheqësi separatist në Donetsk kërkon referendum për bashkim me Rusinë
Udhëheqësi i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, i mbështetur nga Rusia, thotë se dëshiron të shohë një referendum për rajonin e tij, për t’u bashkuar me Rusinë.
“Vendimi për një referendum për bashkimin e RPD me Rusinë do të merret pasi të përfundojë operacioni special ushtarak”, tha Denis Pushilin për median shtetërore ruse RIA Novosti. Ai tha se shpresonte që lufta do të përfundonte “deri në fund të vitit”.
“Ukraina thjesht mund të mos ekzistojë si shtet në të ardhmen,” tha ai.
Rusia e njohu të ashtuquajturën Republika Popullore e Donetskut si një shtet të pavarur pak para pushtimit të Ukrainës, më 24 shkurt.
Luftëtarët e Republikës Popullore të Donetskut, tha Pushilin, nuk do të ndalen në kufijtë e Donetskut, pjesë të mëdha të të cilit ende kontrollohen nga forcat ukrainase.
“Furnizimet e Perëndimit me armë të reja në Ukrainë po i detyrojnë trupat e RPD-së të mos ndalen në kufijtë e Republikës së Donetskut,” tha ai.
©Rruga Press