Bota

Kriza energjetike, tetë milionë australianëve u kërkohet t’i fikin dritat

Ministri i Energjisë i Australisë, Chris Bowen, u ka kërkuar familjeve në Uellsin e Ri Jugor – një shtet që përfshin qytetin më të madh të vendit Sydneyn – që të fikin dritat përballë një krize energjie, shkruan BBC.

Chris Bowen thotë se njerëzit nuk duhet të përdorin energji elektrike për dy orë çdo mbrëmje nëse e kanë të mundur.

Lexo më shumë  Putini nuk mund të pretendojë më fitoren në Ukrainë, thotë fituesi i Çmimit Nobel për Paqe

Megjithatë, ai shtoi se ishte i sigurt se ndërprerjet e energjisë elektrike mund të shmangeshin.

Thirrja vjen pasi tregu kryesor me shumicë i energjisë elektrike në Australi u pezullua për shkak të rritjes së çmimeve.

Bowen u kërkoi njerëzve që jetojnë në Uellsin e Ri Jugor që të ruajnë sa më shumë energji të jetë e mundur.

“Nëse keni një zgjedhje për gjërat që janë me energji elektrike, mos i përdorni ato nga ora 6 deri në 8 [në mbrëmje]”, ka thënë ai gjatë një konference televizive për media në Canberra.

Lexo më shumë  Polonia zgjeron ushtrinë në mbi 220,000 personel për shkak të shqetësimeve për sigurinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *