Macron akuzon Rusinë për krime lufte gjatë vizitës në Irpin
Gjatë një vizite në Irpin, në veri të Kievit, presidenti francez Emmanuel Macron tha se janë kryer krime lufte dhe masakra.
Macron shtoi se Ukraina duhet të fitojë luftën me Rusinë dhe të jetë në gjendje të rezistojë.
Lexo më shumë Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment
Ai është në Ukrainë me Mario Draghin, kryeministrin e Italisë, dhe Olaf Scholz, kancelarin gjerman, për të ofruar një mbështetje për Kievin, pasi u kritikua më parë për reagimin e tyre të ngadaltë.
Rruga Press