Udhëheqësit kryesorë evropianë mbërrijnë në Kiev për t’u takuar me Zelensky-in
Tre liderë evropianë kanë mbërritur në kryeqytetin ukrainas, Kiev, konfirmon ekipi i CNN në terren.
Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi udhëtuan në qytet me tren, konfirmoi të enjten Pallati Elysee.
Duke folur me gazetarët në platformë ndërkohë që mbërritën në Kiev, Macron tha se liderët do të takohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe do të vizitojnë vendin e një masakre.
I pyetur nëse ai kishte një mesazh për ukrainasit, Macron tha se ai ka një “mesazh të unitetit evropian drejtuar burrave dhe grave ukrainase”.
“Javët e ardhshme, ne e dimë, do të jenë shumë të vështira,” tha ai. “Dua t’i mbështes dhe të jem në krah të tyre”.
Rruga Press