Macron-i, Draghi dhe Scholz-i në një tren special për në Kiev
Presidenti francez Emanuel Macron , kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi hipën në një tren special për në Kiev.
Tre liderët evropianë hipën në një tren special në Poloni dhe pritet të mbërrijnë këtë mëngjes në Kiev të Ukrainës , sipas rrjetit gjerman ZDF dhe gazetës italiane La Repubblica, e cila publikoi një foto të tre burrave brenda trenit.
Ditët e fundit, presidenti francez ka mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë, duke kërkuar të zbusë shqetësimet në Ukrainë dhe disa aleatë evropianë për qëndrimin e tij të paqartë ndaj Moskës.
Sa i përket Scholtz-it, Kievi kishte kërkuar ndihmë gjermane, ndërsa Mario Draghi – nga ana e tij – kishte propozuar një plan paqeje që përfundimisht u refuzua nga Moska.
Rruga Press