Parashikimi i motit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Evropë
Shqipëria mbizotërohet nga motit i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare gjate orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës do të sjelle vranësira disi më të dendura ku më të theksuara do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor, duke rrezikuar shira të izoluar në ekstremin Jugor-Juglindor.
Parashikohet që orët e mbrëmjes të sjellin përmirësim të dukshëm të motit duke ri- kthyer kthjellimet në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por konstante vijojnë temperaturat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veri – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Rajoni dhe Europa
Mbetet me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Europa Veriore, Lindore si edhe brigjet e Egjeut. Po ashtu, stuhitë tropikale do të përfshijnë disa zona në Europën Qendrore duke sjellë erëra të forta dhe shira intensivë ndërsa moti i kthjellët dhe temperaturat e larta mbizotërojnë në gadishullin Iberik si edhe gadishullin e Ballkanit.
Kosovë
Kosova mbetet në ndikimin e kushteve të qëdrueshme atmosferike, ku pritet që pjesa më e madhe e Kosovës të jetë nën dominimin e motit të kthjellët por herë pas here do të ketë shfaqje të vranësirave KU më të dukshme do të jenë në zonat
Perëndimore dhe Jugperëndimore. Parashikohet që vranësirat të mbeten prezent edhe gjatë natës por nuk priten reshje.
Maqedonia e Veriut
Territori i MV në pjesën më të madhe të tij do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta të cilat do të jenë kalimtare duke ja lënë vendin kthjellimeve. Temperaturat e ajrit do të rriten duke shënuar vlera deri në 28°C. Të njëjtat kushte meteorologjike do të vijojnë edhe gjatë natës.
Rruga Press