Opinion/Aktualitet

Nëse festivali është për diçka tjetër, atëherë këndohet tjetër këngë

Nga Daut Dauti

Arsyeja pse duhet t’i jepet në posedim tokë shtetërore ‘Festivalit Sunny Hill’ është e pabazë. Ata që në këtë debat e mbrojnë këtë propozim thonë se duhet për këtë ose atë arsye, por jo për shkak të muzikës që është esenca e festivalit.

Dy festivalet kryesore të muzikës, Woodstock dhe Gladstonbury, në fillim kanë patur probleme serioze me marrjes e lejes. Kjo ishte për shkak se populli dhe organet komunale nuk ishin të pajtimit që të ndodhte një ngjarje e tillë në territorin e tyre ku do të krijohej kaos nga vërshimi i njerëzve.

Woodstock u organizua nga katër njerëz që nuk kishin lidhje me muzikë e asnjë fije eksperiencë me organizime të asnjë lloji. Me këtë organizim këta katër tipa, thjeshtë, dëshironin të fitonin ndonjë para. Në vitin 1969, ata e morrën me qira, për disa ditë, një tokë me 6 hektarë nga një bujk. Planifikuan që në festival të vinin 50 000 veta, por erdhën 450 000. Organizatorët nuk fituan asnjë cent, por krijuan histori dhe ndikim të papërshkruar në kulturën muzikore dhe në politikë. Një vit më vonë, në Gladstonbury të Anglisë, kështu veproi edhe një bujk dhe krijoi histori edhe ai.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Nuk ekziston vevoja që komuna e Prishtinës dhe qeveria e Kosovës t’i japin organizatorit të Festivalit Sunny Hill tokë në posedim të përhershëm apo në afat të gjatë. Por, këto organe, pa asnjë hesitim dhe ndoshta edhe pa kompenzim në para, duhet t’i japin leje organizatorit për festival. Pse të mos vazhdohet në të njejtën mënyrë me këtë festival kur gjithçka ka qenë në rregull? Pse duhet lokacioni të jetë në pronësi të organizatorit?

I vetmi festival i kësaj natyre që u organizua në pronë të organizatorit është ai i Glastonburyit. Por, ky tipi e organizoi vet dhe në arat e tija ku askush nuk mund t’i përzihet se është pronë private.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

Tek e fundit nuk është e domosdoshme që festivali të organizohet vetëm në Prishtinë. Dua Lipa dhe Rita Ora, me orvatjet më të vogla organizative, mund të sjellin dhjetëra mijëra njerëz nga bota në secilin fshat të Kosovës (kjo është nëse organizatori e fton Ritën dhe nëse ajo vjen).

Kështu është nëse qëllimi është festivali muzikor. Nëse është për diçka tjetër, atëherë tjetër këngë këndohet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *