Protestë në Tiranë kundër rritjes së çmimeve
Rritja e çmimeve të produkteve bazë të ushqimeve ka bërë që qytetarët t’i rikthehen protestave. Pasditen e sotme, ata janë mbledhur në sheshin “Skendërbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë.
Të shumta kanë qënë thirrjet, ku qytetarët dhe shoqëria civilë i bëjnë thirrje kryeministrit që të marrë masa për të ulur çmimet.
“Ka shkuar 5 mijë lekë shishja e vajit, ministrat bëjnë qejf në hotelet e Dubait”, ishte një nga thirrjet ironizuese të qytetarëve.
Po ashtu qytetaret bejne thirrje qe te ulen çmimet dhe të rriten pagat.
Rruga Press