Nesho: Rama servil i Vuçiçit, klientelist që vepron kundër interesit kombëtar! Përulja ndaj Beogradit, katastrofë
Diplomati Agim Nesho deklaroi në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv se kryeministri Edi Rama është servil i Aleksandër Vuçiç pavarësisht se ky i fundit është një figurë e errët.
Nesho theksoi se një lider shqiptar i cili përulet para Beogradit dhe përpiqet me zor të justifikojë politikat e këtij vendi, është një katastroftë dhe ulërime e madhe.
“Rama është i kapur. Ata kanë një strategji që i largon jo vetëm vendet e tyre, por dhe Ballkanin Perëndimor nga rruga europiane për të justifikuar vazhdimësinë e pushtetit të tyre.
Rama ka dështuar në çdo drejtim jo vetëm në politikën e jashtme, po bën një politikë anti-kombëtare edhe në këtë drejtim është angazhuar totalisht.
Kjo është në karakterin e tij, karakter klientelist dhe si kameleon që ndryshon në bazë të përqasjes dhe afërsisë me perëndimin.
Perëndimi ka justifikuar shumë herë veprime të tilla duke i pëlqyer klientelizmi në ndonjë rast.”-deklaroi Nesho./syri/
Rruga Press