KryesoreLajme

Rama detyron punonjësit e administratës të mbushin sallën për konferencën e antikorrupsionit

Për herë të parë në pallatin e Kongreseve, siç na u bë me dije nga profili i Kryeministri Edi Rama në ERTV, u mbajt konferenca e parë kombëtare e antikorrupsionit. Kjo konferencë sipas të folurës nga Rama kishte të bënte me antikorrupsionin dhe sesi kjo çështje në asnjë vend të botës nuk është zgjidhur përfundimisht.

Pra, si në çdo të folur tjetër të Ramës gjuha e tij priret ndaj relativizimit karshi masës qytetare. Por, kryeministri kur lëshon këtë deklaratë harron se në kabinetin e tij qeveritar dhe saktësisht në Ministrinë e Drejtësisë, përkatësisht Ulsi Manja është ngritur në detyrë nëpërmjet aferave të votatve në qarkun e Dibrës, ku ndër të tjera dosja e tij me nr.184 është publikuar dhe nga gazeta gjermane BILD.

Si mund të pretendohet një konferencë antikorrupsioni kur Ministri i Drejtësisë është një nga shkaktarët kryesorë të korrupsionit në vend?

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Ndër të tjera, në Pallatin e Kongreseve gjatë tre ditëve është vërejtur se salla është plot me njerëz. Burime të sigurta pranë Rruga Press bëjnë me dije se në mënyrë informale Qeveria Rama ka lëshuar urdhër për administratën shtetërore dhe institucionet në varësi të saj që të dërgojnë së paku nga dy ose tre përfaqësues, varësisht numrit të specialistëve apo punonjësve të punësuar. Këta përfaqësues janë detyruar që të mbushin sallën e Pallatit të Kongreseve për tu dukur sa më mirë në sytë e shqiptarëve.

Por ky nuk është veçse rasti i parë dhe i fundit që Qeveria Rama detyron punonjësit e administratës shtetërore t’i nënshtrojë përpara vetes, me apo pa vullnetin dhe dëshirën e tyre.

Në ndërkohë, është po kryeministri Rama që në një deklaratë të tijën në një konferencë kombëtare “Një administratë europiane për Shqipërinë e gjeneratës tjetër” thekson ndër të tjera se:

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

“Administrata duhet të ndahet nga politika, kjo nuk do të thotë se kush punon në administratë nuk duhet të ketë bindjet e tij politike, nuk do të thotë që kush shërben në administratë t’i shmanget nga frika aktiviteteve politike, apo të ngurrojë po nga frika të bëhet pjesë e diskutimeve që politika hap me shoqërinë. Kjo nuk do të thotë që politika ta uzurpojë administratën përmes të besuarve të vet, por përkundrazi, që politika si besim i njerëzve për ta bërë jetën më të mirë të mos ndahet nga bindja e çdo nëpunësi se i duhet shërbyer çdo qytetari njësoj, pavarësisht bindjeve politike të tij. Administrata është mjet për ta bërë më të mirë bashkëjetesën mes njerëzve”

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *