KryesoreOpinion/Aktualitet

Rrëmujat e Ramujës

Nga Agim Morina

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paska shku në Kiev të Ukrainës për me pa me sytë e vet edhe një “rrëmujë” më shumë.

Ta shohim a ka me i porositë ukrainasit që “të rriten” e “të harrojnë rrëmujat”, sepse profeti i paqes tashmë ka thënë me gojë e ka përshkëllirë me bojë që “fqinjët nuk i zgjedh”.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Të shohim se a do të çoroditë Volodymyr Zelenskyn me thëniet e gjyshes së tij se “komshiu i lumtur, shtëpi e lumtur”. A do t’u mbajë taravia ukrainasve për rrugën drejt së ardhmes, që ukrainasit janë aty “për të qëndruar”, ndërsa Rusia “nuk do të shkojë askund”.

A do ta mbyllë vizitën e tij me fraza pa kripë, pa mend e pa shije:

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

“Të gjithë ju do të jeni këtu. Ju duhet ta zgjidhni dhe të rriteni dhe të harroni të gjithë rrëmujën që keni krijuar për njëri-tjetrin.”

Nëse e bën këtë do të vërtetojë se ësht budalla i sherrit, nëse nuk e bën atëherë është sherri i budallës.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *