Gërvalla: Austria, e rëndësishme në procesin e integrimit në BE
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Austria meriton të vlerësohet si një aktere e rëndësishme në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Gërvalla gjatë një konference të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, të martën në Prishtinë, ka thënë po ashtu se në takim kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe për rëndësinë që ky proces të përfundojë sa më shpejtë.
“Jam shumë e kënaqur që bashkëpunimi ynë është i ngushtë. Unë nënvizova gatishmërinë dhe seriozitetin tonë në këtë proces i cili do të përfundonte shumë shpejt nëse Serbia do të hiqtë dorë nga bllokimi i procesit”, ka thënë Gërvalla.
Ajo po ashtu ka thënë se Austria është një shtyllë e rëndësishme për përfaqësimin e interesave të Ballkanit.
Rruga Press