Bota

A po ia kthejnë shpinën Putinit milionerët rusë? 15 mijë prej tyre pritet të braktisin Rusinë

Pritet që mbi 15 mijë milionerë gjatë këtij viti të braktisin Rusinë, që lë të kuptohet se qytetarët më të pasur po ia kthejnë shpinën presidentit të këtij vendi Vladimir Putin, kjo për shkak të luftës në Ukrainë.

Të dhënat e fundit nga kompania me seli në Londër, Henley & Partners, tregojnë se bëhet fjalë për 15 për qind të milionerëve rusë.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Andrew Amoiuls, që ka mbledhur të dhënat për kompaninë e lartcekur, ka theksuar se përshpejtimit të procesit të shkatërrimit të shtetit, i ka paraprirë zhvendosja e njerëzve të pasur.

Sipas tij, shpesh janë pikërisht ata që konsiderohen si njerëzit e parë që zhvendosen, në momentin që e kuptojnë se duhet ta bëjnë gjithsesi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *