Hapen hetime penale për vrasjen e më shumë se 12,000 ukrainasve
Policia ukrainase ka hapur hetime për 12,000 vdekje, ka thënë shefi i policisë Igor Klimenko për agjencinë e lajmeve Interfax-Ukraine.
Këtu përfshiheshin njerëz të gjetur në varre masive, në rrugë dhe në shtëpi.
Klimenko tha se vrasje masive janë kryer edhe nga snajperët që gjuanin nga tanket dhe transportues të blinduar personeli.
Ai nuk specifikoi se sa nga të vdekurit ishin civilë dhe sa ishin ushtarë.
Më herët gjatë ditës së sotme, trupat e shtatë personave u gjetën në një varr masiv pranë qytetit Bucha. Dy prej trupave kishin duart e lidhura dhe plagë të shtënash me armë në kokë dhe gjunjë.
©Rruga Press