Lajme

Rama i jep për 1 euro Gjergj Lucës ish-kombinatin e sheqerit në Maliq për 20 vite

Qeveria shqiptare ka vendosur që t’i japë rreth 5 mijë metra katrorë, truall dhe ndërtesë, të Kombinati i sheqerit në Maliq, kompanisë Rozafa, me pronar Gjergj Lucën.

Sipas vendimit, prona do t’i jepet Rozafës për një periudhë 20-vjeçare me vlerën 1 euro si një investim.

Kombinati i sheqerit në Maliq ishte ndërmarrja e parë e madhe e ish-industrisë ushqimore shqiptare dhe një nga veprat e mëdha të planit të parë 5-vjeçar. U ngrit më 1951 dhe përfshinte fabrikën e sheqerit pluhur, atë të tharjes së bërsive, termocentralin dhe ofiçinën mekanike.

Vendimi i plotë:

PËR DHËNIEN E MIRATIMIT PËR LIDHJEN E KONTRATËS SË QIRASË ME TARIFËN 1 EURO/KONTRATA, NDËRMJET BASHKISË MALIQ, SI QIRADHËNËS, DHE SHOQËRISË “ROZAFA” SHPK, SI QIRAMARRËS, PËR PASURITË E “KOMBINATIT TË SHEQERIT” SHA, MALIQ

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të aktit normativ nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr. 54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontratave të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI:

1. Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Bashkisë Maliq, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Rozafa” sh.p.k., si qiramarrës, për pasuritë e “Kombinatit të Sheqerit” sh.a., Maliq, të llojit ndërtesë, me nr. 1/250, me sipërfaqe 1 165.5 m2, me nr. 1/231, me sipërfaqe 1 410 m2, me nr. 1/248, me sipërfaqe 290.6 m2, me nr. 1/237, me sipërfaqe 2 025 m2, në zonën kadastrale 2573, për një periudhë 20-vjeçare (njëzetvjeçare), sipas planvendosjeve dhe tekstit të projektkontratës, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

2. Ngarkohet Bashkia Maliq për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

/Ora News

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *