Bota

Kryqëzori rus përballë brigjeve shqiptare

Tensioni nuk ka të ndalur.

Flota e Kremlinit ka dalë në det të hapur dhe qëllimi i vetëm është të sfidojë Perëndimin.

Kudo në botë, nga Baltiku në Paqësor, gjatë javës që lamë pas, fregata, nëndetëse e luftanije ruse janë pozicionuar për të treguar angazhimin e Rusisë për të vijuar përballjen me NATO.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Dhe ky tregim force nga marina e Putin i është afruar shumë dhe brigjeve shqiptare.

Analistët italianë shkruajnë se një prej njësive më të fuqishme detare të Rusisë, pikërisht kryqëzori ‘Varyag’, ka kaluar në detin Jon pranë Pulias.

Ndërkohë që më vonë, anija e dytë më e madhe ruse e luftës, pas ‘Moskva’-s të mbytur në Ukrainë, është drejtuar për nga Adriatiku.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Ndërkohë që në Mesdhe ndodhet dhe luftanija amerikane ‘Harry Truman’, e cila do të qëndrojë si pjesë e angazhimit të SHBA-së për të siguruar aleatët në rajon, përsa kohë që do të vijojë luftën në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *