KryesoreLajme

Murati: Thirrjet për ulje të akcizës së naftës, janë thirrje për trashje të fitimit të tregtarëve

Ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se thirrjet e opozitës për ulje ose heqje të akcizës së naftës janë thirrje për trashje të fitimit të tregtarëve, derisa shtoi se që nga marrja e detyrës, Qeveria nuk e ka ngritur asnjë taksë.

Murati shkroi në Facebook të hënën se asnjë veprim i Qeverisë Kurti nuk ka ndikuar në rritjen e çmimit të naftës. Sipas tij, rritja e çmimit vjen si pasojë e rritjes së çmimit të furnizimit nga importi.

“Prandaj po punojmë për një vendim që cakton çmim tavan dhe marzhë maksimale të fitimit, sepse në situata të tilla të jashtëzakonshme, është e domosdoshme që Qeveria të ndërhyjë në treg për stabilizuar çmimet, gjë që parashihet edhe me legjislacionin në fuqi”, tha ministri i Financave. Ai shtoi se thirrjet për ulje të TVSH-së apo akcizës nuk i shërbejnë interesit qytetar.

Lexo më shumë  “Punët për Shqipërinë”, Rama në fushatë për të mbuluar dështimet

“Thirrjet e opozitës që Qeveria të ulë TVSH-në apo akcizën në naftë ose produkte tjera, nuk u shërbejnë interesit të qytetarëve. Përkundrazi, një veprim i tillë vetëm sa do të trashte fitimet e tregtarëve në njërën anë, dhe do të kufizonte mundësitë e shtetit që t’i mbështesë familjet në nevojë në anën tjetër. Ulja e TVSH-së apo akcizës në situata inflacionare, jo domosdo reflektohet në zbritje të çmimit te konsumatori”, shkroi tutje.

Murati potencoi se partitë, siç i quajti ai të “gardës së vjetër”, në emër të dhembshurisë për qytetarët, “me para të buxhetit tentojnë t’u bëjnë favore bizneseve të caktuara”.

Lexo më shumë  Inteligjenca ukrainase zbulon bashkëpunimin Rusi-Iran në luftë: Moska kishte pamje satelitore të bazës amerikane që u godit!

“E kemi rastin e heqjes së taksës minerare për Ferronikelin dhe për gurthyesit ku buxheti ishte dëmtuar më shumë se 15 milionë euro, e kemi pagesën e 60 milionë eurove me pretendimin se po mbështesin punëtorët në pandemi, e në fakt më së shumti përfituan supermarketet dhe kemi shumë vendime tjera që kanë dëmtuar buxhetin e kanë rrezikuar bankrotimin e shtetit, gjithnjë duke u thirrur në emër të qytetarëve. Ngjashëm edhe tani, në emër të qytetarëve, po kërkojnë që shteti të heq dorë nga të hyrat e taksave, por qëllimi është trashja e fitimit për tregtarët”, pohoi ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *