Bota

SHBA-ja fton Serbinë të përcaktohet, s’pranon neutralitet në këtë kohë

Ambasadori amerikan Christopher Hill, u shpreh se Serbia duhet të mendojë se ku është e ardhmja e saj.

Hill në një adresim para mediave të hënën, ftoi Serbinë të shqyrtojë “qëndrimin e saj neutral”.

Serbia është ndër vendet e vetme në Evropë që ka refuzuar deri më tash t’i vë sanksione Rusisë për agresionin në Ukrainë. Beogradi zyrtar është arsyetuar deri më tash se po ndjek “politikë neutrale”.

Por kjo është e papranueshme për SHBA-në dhe partnerët.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Sipas Hillit, ajo që ndodhi në Ukrainë është sulm brutal ndaj këtij vendi dhe vazhdimi i vrasjes së civilëve, është krejtësisht e papranueshme në këtë shekull.

Sipas tij, këto janë krimet më të mëdha që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se bota ka ndryshuar që nga shkurti dhe se ne të gjithë duhet të rimendojmë se ku jemi, cili është pozicioni ynë dhe ku duam të jemi në të ardhmen”, tha ai, përcjell “b92”.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

I pyetur se cili duhet të jetë prioriteti për Serbinë në këtë moment – ​​vendosja e sanksioneve kundër Rusisë apo normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, Hill u përgjigj se këto janë çështje për autoritetet serbe.

“Unë mendoj se kjo është pyetja që duhet t’ua bëni përfaqësuesve të qeverisë suaj, unë përfaqësoj qeverinë amerikane këtu dhe nuk jam këtu për të dhënë këshilla, kështu që ju duhet të gjeni përgjigje për ato pyetje me autoritetet serbe”, shtoi diplomati me përvojë të madhe.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *