Lajme

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë: Qeveria Kurti ka qasjen e duhur për dialogun me Serbinë

Qeveria e Kosovës po përdorë qasjen e duhur në dialog me Serbinë, ndërkohë që kjo e fundit qëllimshëm po e zvarritë procesin. Kështu thotë në një intervistë për KosovaPress ish-ministri i Punëve të

Mustafaj kërkon nga autoritetet kosovare fuqizim të subjektivitetit ndërkombëtar.

Ai e quan të dështuar “Ballkanin e Hapur”, derisa kritikon kryeministrin Edi Rama se po përdorë qasje të gabuar karshi Kosovës.

“Ka qenë një nevojë e ndjeshme për Kosovën që të forcojë subjektivitetin e saj ndërkombëtar, sidomos përballë Serbisë në negociatat të pafundme që janë bërë tashmë. Por që duhet të ishte si e barabartë. Besoj se Qeveria Kurti ka gjetur qasjen e duhur për t’i dhënë Kosovës rëndësinë që ka në dialog. Kjo reflektohet edhe të tjerat, pasi nga ana formale, përveç Serbisë askush nuk është munduar që ta vë në pozicion inferioriteti, po flas për vende që e kanë njohur, jo Rusinë…Tash ky ridimensionim i Kosovës si subjektivitet ndërkombëtar i bënë mirë prestigjit të Kosovës dhe autoritetit të saj”, thotë ai.

Megjithatë, ai shton se fokusimi vetëm për të zgjidhur problemet me Serbinë ka qenë pengesë për Kosovën për të ndërtuar marrëdhënie serioze, me programe të mëdha bilaterale me aleatët ndërkombëtar.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

“Qasja opsesionale për të zgjidhur problemet me Serbinë ka qenë pengesë për të ndërtuar marrëdhënie serioze, me programe të mëdha bilaterale me vendet që e njohin qysh 2-3 ditët e para. Këto nuk ishin vende dosido, vende anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe tri më të rëndësishmet: ShBA, Franca dhe Britania e Madhe. Po ashtu, ishin shumica e vendeve të BE-së, Japonia dhe kështu me radhë. Ka pasur një mbivlerësim që është bërë pengesë psikologjike të rëndësisë për përmbylljen e negociatave me Serbinë. Këtë e ka kuptuar shumë mirë Serbia dhe ka zvarrit dialogun duke mbajtur Kosovën në një gjendje të pakëndshme… Për sa kohë Serbia nuk është e gatshme për njohjen reciproke, unë nuk besoj se zgjidhja e këtyre problemeve është prioritet”, deklaron Mustafaj.

Ndërkohë, kritik shfaqet për “Ballkanin e Hapur”, për të cilin thotë se është një teatër pa asnjë substancë.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

“Ai është në këtë lojën e Ballkanit të Hapur, i cili është një teatër pa asnjë rezultat konkret. U bënë kaq vjet dhe s’ka asnjë rezultat konkret, ‘Ballkani i Hapur’. Pse ? Sepse nuk është një projekt me substancë. Dobishmëria e Ramës në ‘Ballkan të Hapur’ do të ishte po t’ia sillte Kosovën në tryezë Vuçiqit. Meqenëse, Qeveria, Parlamenti dhe Presidenca nuk po e ndjekin Ramën, atëherë kjo e nervozon”, pohon ai.

Lidhur me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, Mustafaj thotë se Rama po bënë shumë gafa kur flet për Kosovën.

“Rama nuk kupton nga marrëdhëniet ndërkombëtare dhe këtë e them si një njeri që ka kaluar 20 vjet në marrëdhënie ndërkombëtare. Rama, si njeri i paditur bënë protagonistin dhe bënë shumë gafa, jo vetëm kur flet për Kosovën, por edhe për rolin e Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Rama ka një qasje të gabuar, lidhur me rolin e Shqipërisë në mbështetjen e Kosovës për zgjidhjen e problemeve të saj ndërkombëtare”, përfundon ai.

Mustafaj ka qenë ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë në vitet 2005-2007. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *