BotaKryesore

Amnesty International akuzon Rusinë për krime lufte në Kharkiv

Qindra civilë janë vrarë në qytetin ukrainas të Kharkiv nga bombardimet ruse, raporton Amnesty International.

Një raportin e ri ‘Çdokush mund të vdesë në çdo kohë’, dokumentohen sulmet në Kharkiv,  që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

“Populli i Kharkiv-it është përballur me një breshëri të pamëshirshme sulmesh pa dallim muajt e fundit, ku janë vrarë dhe plagosur qindra civilë”, tha Donatella Rovera, Këshilltare e lartë për reagimin ndaj Krizave në Amnesty International.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

“Njerëzit janë vrarë në shtëpitë e tyre dhe në rrugë, në kënde lojërash dhe në varreza, ndërsa ishin në radhë për ndihma humanitare, ose duke blerë ushqime dhe ilaçe”, u shpreh ajo më tej.

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë në Administratën Ushtarake Rajonale të Kharkiv tha për Amnesty International se 606 civilë janë vrarë dhe 1248 të plagosur në rajonin e Kharkiv që nga fillimi i konfliktit.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Shumica e sulmeve të hetuara nga Amnesty International shkaktuan shumë viktima në shumë zona.

Sipas Amnesty International, kryerja e sulmeve pa dallim që rezultojnë me vdekje ose lëndim të civilëve, ose dëmtim të objekteve civile, përbën krime lufte.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *