Lajme

Një çdo nëntë ditë/ Në Shqipëri, sivjet 18 sulme me tritol

Si pasojë e një atentati në autostradën Sauk-TEG në dalje të Tiranës, 27-vjeçari, Aleksandër Sadikaj, humbi jetën mesditën e kësaj të shtune.

Ky ësht njëri prej 18 rasteve të sulmeve me tritol brenda këtij viti në Shqipëri, i pari me pasoja në njerëz.

Sadikaj e humbi jetën mesditën e së shtunës pasi makina e tij tip “Volkswagen” shpërtheu gjatë lëvizjes nga tritoli i vendosur në të.

Lexo më shumë  Bislimi në Poloni, pjesëmarrës në panelin në temën për zgjerimin e BE-së

Në katër raste eksploziv është vendosur në automjete apo banesa të policëve.

Profesori i kriminologjise, Ervin Karamuço, pak ditë më parë, në intervistë për EuronewsAlbania, e cilësoi situatën alarmante.

Sipas tij duhet bërë një inventarizim i tritolit dhe një hetim që do të zbulojë se nga sigurohet kjo sasi eksplozivi.

Aleksandër Sadikaj doli fillimisht me shenja jete, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Sipas mediave shqiptare, Sadikaj rezulton si pronari i një resorti hipizmi të famshëm në Memaliaj. Në këtë resort, shfaqen grupe djemsh të cilët një pjesë e tyre janë të armatosur dhe e reklamonin këtë edhe në rrjetet sociale. Sadikaj po ashtu pëlqente hipizmin dhe ishte i apasionuar pas kuajve, ndërsa e quante veten ‘sheik’.

Lexo më shumë  Murati: Gjithsej 3.6 miliardë euro do të jenë në dispozicion për mbështetje të punëtorëve, familjeve, bizneseve, e sektorëve të tjerë strategjikë

Në 11 vitet e fundit, Sadikaj është shpallur në kërkim nga tre komisariate të ndryshme dhe është arrestuar një herë në vitin 2011.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *