Lajme

Tregu i punës në Shqipëri, arsyet se pse po largohen të rinjtë?

Sipas INSTAT, në Shqipëri, në vitin 2021 llogaritej se kishte 2 milionë e 362 mijë individë në moshë për punë. Të punësuar prej tyre ishin afro 1 milion e 248 mijë persona në të gjithë vendin.

Ndërkohë që të papunë ishin 162 mijë. Plot 950 mijë shqiptarë ndërkohë rezultonin sipas të dhënave të Institutit të Statistikave si ekonomikisht jo aktivë, pra nuk figurojnë në asnjë bordero shtetërore apo private. Tregu i punës në Shqipëri vijon të jetë kaotik.

Nga njëra anë forca punëtore ankohet se nuk ka punë, nga ana tjetër punëdhënësit ankohen se nuk kanë forcë punëtore. Po çfarë po ndodh këto kohë në Shqipëri me tregun e punës? A ka në Shqipëri vende pune mjaftueshëm?

Pse një pjesë e qytetarëve të aftë për punë janë jo aktivë në tregun e punës?

Pse studentët e dalë nga bankat e shkollës nuk arrijnë të integrohen lehtësisht në tregun e punës? Cilat janë arsyet e largimit të të rinjve? Po ata që qëndrojnë a marrin pagesat e duhura?

Shkalla zyrtare e papunësisë në vend është 11,5 %. Shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç është 27,1 %.

Duke analizuar shkallën e papunësisë, sipas nivelit arsimor në vitin 2021, vihet re që shkalla e papunësisë është më e lartë për personat me arsim të mesëm, ndjekur nga ata me arsim 8 apo 9 vjeçar.

Gjatë vitit 2021, 30,7 % e popullsisë që i përkiste grupmoshës 15-64 vjeç ishte ekonomikisht jo-aktive

Në vitin 2021, të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç, të cilët nuk janë të punësuar, nuk janë duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional, përbëjnë 26,1 % të të rinjve gjithsej. Në këtë grup, 37,3 % e të rinjve janë të papunë. Pjesa tjetër janë jashtë tregut të punës për arsye se janë të dekurajuar (15,4 %), duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare (17,5 %), ose për arsye të tjera (29,8 %).

Erjon Muca, ekspert punësimi- SINKRON

“Ky tregues është shumë i rëndësishëm sepse nxjerr faktin që ne akoma jemi shumë mbrapa në mentalitet mbi edukimin mbi karrierën dhe orientimin e të rinjve drejt punës. Ne e fillojmë punën shumë vonë. Një i ri sot e fillon punën në shumicën e rastve kur mbaron shkollën e lartë, pra kur është 22 vjec.  Kjo është shumë shqetësuese sepse tregon që tregu i punës nuk është atratktiv për të rinjtë, nuk është një ofertë dinjitoze dhe nuk e marrin për bazë punësimin brenda vednit por tanimë vitet e fundit ka një trend të të rinjve që e planifikojnë  formimin dhe shkollimin e tyre që herët me idenë për tu larguar jashtë. Kjo na ndikon tek kjko shifër e lartë e të papunëve inaktivë”, thotë eksperti i punësimit, Erjon Muça.

Po cfarë punësh po kërkon tregu këto kohë? Në cilat drejtime po vihet re mungesa e profesionisteve të kualifikuar?

SINKRON- Erjon Muca, Ekspert punësimi

“Këtu ka problematika për të gjetur ekspertë të avancuar në fushën e programimit, kjo sepse një pjesë e mirë e infrasturktrës arsimore në fushën e IT ka qenë deri para pak vitesh me programe shumë të vjetra në funksion të përgjgjes së dinamikave aktuale të zhvillimit që ka marrë IT. Një tjetër kërkesë në tregun shqiptar të punës janë po ashtu ekspertët e marketingut, kjo sepse vet marketyifgu si fushë në shqipëri ende nuk njighet si një instrument për të dnërtuar  një strategji për të arrituer më pas rezultat ën shitje”, sipas Muçës.

“Unë kam nisur studimet për financë kontabiliet që kam mbaruar bachelorin, aktualisht ndjek studiemt master në Marketing Shkencor tek fak ekomik, nuk jam në marrëdhenie me punën, po pres për dicka. Unë mendoj se në treg ka mundësi por mendoj që është pak e vëshitrë që studentët që sapo mbarojnë studimt e tyre të kenë atë qasjen e parë me atë profesioninq ë duan dhe drejtohen edhe në profesine të tjera që nuk janë të studimeve që kanë pëfudnuiar. Kështu që mendo se duhet të krijohet një lidhej më e drejtëprdr mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Po, e kanë të vështyirë tja nisin diku sepse shumë herë funksion me rekomandim nga dikush ose nga një I afërm, ndodh shumë rrallë, që të gjithë studentët të punësohen në studimeet që ato kanë bërë kështu që detyrohen që të bëjnë gjehdje të tjera sepse varetse cfare kjaen përparësi, dsa studnetë kanë përparësi eksperiencën, disa pjesë  e opagës, orareve”, shprehet studentja e ekonomisë, Mine Puci.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Të rinjtë konsiderohen si pjesa më vitale e shoqërisë dhe për rrjedhojë edhe kontribues të rëndësishëm në ekonominë e një vendi. Në Shqipëri prej kohësh shumë të rinj po lënë vendin. Po pse po ndodh ky fenomen, cilat janë arsyet pas vendimit të shumë të rinjve për të lënë vendin? A është ky një vendim emocional apo i mirëmenduar?

SINKRON- Arjana Mustafallari, Studente e Ekonomisë

“Që të jem e sinqertë, do të kisha dëshirë që të ikja jashtë, jam aktualisht duke bërë disa kurse, të disa gjuhëve të ndryshme që mund të më duhen, kam brojtur gjuhën angleze dhe italiane patjetër, jam duke menduar të mbroj spanjishten dhe turqishten, gjithashtu jaë duke bërë edhe një kurs për gjermansiht. Ndoshta mund të jenë plane afatlargëta apo asnjë gjë konkrete për momentin por e shoh që në nëvetëdijën time është gjithmën ai stimuli për të ikur, edhe nga njerëzit që kemi andej, edhe nga bisedat që kemi me ta shohim që është pak më e lehtë mënyra e jetesës apo mënyra se si vjen jeta, ose na duket ne ngaqë jemi këtu për momentin dhe kur e sheh me syrin e një të treti dhe të duket më e mirë ajo që ske, ndoshta po të shkoj andej, nuk më pëlqen, është e vështirë, por po e mendoj”, theksoi studentja e ekonomisë, Arjana Mustafallari.

“Kemi të bëjmë me një pjesë të vogël të tyre që janë të rinj të dekurajuar që kanë 1 apo 2 vite që qëndrojnë të papunë sepse janë të zhgënjyer nga mundësitë dhe shanset që kanë për tu punësuar në një punë cilësore në shqipëri dhe janë në pritje duke shpenzuar gjitha të ardhurat e tyre rezervë në funksion të pritjes së ardhjes së mundësive më të mirë që dfo tu kthejë investimin në shqipëri apo për një kontratë jahstë vesnity. Duke e shpenzuar këtë kohë për të bërë kurse gjuhësh të huaja për të bërë kualiafikime specifike në përputheje me nevojat e një pozicioni punë jashtë vendit”, tha eksperti Muça.

Një anketë e vitit 2021 e Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale solli faktin se 79% e studentëve shqiptarë dëshirojnë të largohen nga vendi dhe 59% e maturantëve po planifikojnë të ikin nga Shqipëria. Nga ana tjetër rreth 95% e të rinjve të larguar për studime jashtë Shqipërisë, nuk dëshirojnë të kthehen më në vendin e tyre.

SINKRON- Dario Seitaj, Student i Turizmit

“Më tepër jashtë shtetit se brenda Shqipërisë sepse më duket që hotelet jashtë kanë një zhvillim tjetër sesa kto në Shqipëri. Mundësi për të punuar ka edhe në shqipëri por janë më mëirë që të punossh jashtë. Parë edhe nga eksperienca e punës në shqipëri por edhe me sa kanë folur shokët e mi jahstë, janë më ndryshe, duke fillu që nga pagesa, (plus ke të merresh me të jashtëm jo me shqiptarë se shqiptarët ta nxjerrin punën nga hundët ???)”, theksoi studenti i turizmit, Dario Seitaj.

“Mendoj që do të ikja jashtë vetëm për standartin që kanë, që ke më shumë mundëis zgjehdhjeje por në Shqipëri nëse ke një punë të mirë dhe një pagë të mirë mund të ecësh përpara nëse vërtet punon”, tha Mine Puci.

“Pjesa më e madhe do të ikë, dhe pjesa më e madhe ka ikur xha. Patjetër që ekonomia, korrupsioni, ose pjesa e padrejtësive që vbëhen shpesh mudnvtë jetë një tjtr fakt ose për vetë faktin që nukpo gjejnë atë që duan, kam shumë shoqe apo kolegë që nuk janë të kënaqur ose janë të zhgënjyer me tregun e punës,, ose me atë që nuk akën gjetur atë që kanë pritur”, nënvizoi Arjana Mustafallari.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Po cfarë thonë të dhënat e universiteteve për studentët që kanë ikur deri më tani nga Shqipëria? Përqindja e tyre është e konsiderueshme dhe sipas trendeve që raportojnë vetë universitetet ky numër pritet të rritet cdo vit e më shumë.

“Të larguar jashtë Shqipërisë nga pyetsori i parë shkojnë në masën 23%. Kemi një pritshëmri të ndryshmë në këtë vit sepse kërkesat për suplemente diplomash apo prgrame mësimore në anglisht kështu që i kërkojnë për tu punësuar apo për vazhdmin e cikleve të studimit, kështu që kemi një pritshmëri tjetër për këtë vit, më të lartë”, shprehet zv.dekaniane FSHN, Eglantina Kalluci.

SINKRON- Erjon Muca, Ekspert i punësimit

“Një tjtër aspekt i rëndësishëm sot duke qenë se jemi përballë një eksodi masiv të largimit të të rinjve në emigracion për punë një ndër masat që duhet të merret në mënyrë imediate është kthimi i punësimit në prioritet të qeverisë jo si efekt dhe rezultat i prioriteve të tjera”, thotë Muça.

Po cfarë tregojnë të dhënat zyrtare të zyrave të punës për gjendjen e punësimit në vend?

SINKRON- Gertiola Cepani, Përgjegjëse AKPKA

“Për 2021 agjencia ka arritur në mbi 24 mijë puënsime ndërsa nëse flasim për 5 mujorin e parë të vitit 2022 kemi rreth 9730 punësime”.

Sfida ngelet përputhja mes kërkesës dhe ofertës, pasi në databazin tonë kemi një numër të madh punëkërkuesish që janë me arsim bazë apo të mesëm, kemi punëkëruaes pa profesion apo me profesione elementare. Një pjesë e madhe e punëkërkuesve rreth 40 % janë mbi 50 vjec që është edhe e vështirë për tu punësuar”, sipas përgjegjëses së AKPKA, Gertiola Cepani.

Nëse u referhemi të dhënave tona, vendet më të lira të punës janë në industrinë përpunuese, duke u shoqëruar më pas nga tregtia, ndërtimi, akomodimi dhe shërbimi ushqimor. Duke qenë tani edhe në hyrje të sezonit turistik, presim një rritje te vendeve të punës në fuhën e hoteleri turizmit.

Po sa të sinkronizuara janë programet e studimit të universiteteve shqiptare me kërkesat që ka tregu për vende pune? A kanë kryer unviersitetet në vend një studim se sa afër janë programet e tyre të studimit me cfarë kërkojnë kompanitë në tregun e punës?

“Të mund të riformatohen të gjithë kurrikulat dhe programet, qoftë ato arsimore, qoftë ato që lidhen me kurset e formimt professional apo me shkollat profesinale me qëllim qëtë orientohen drejt këtyre profileve për të cilat tregu shqiptar do të ketë hapësirë dhe mundësi punësimi”, thekson Muça.

“Në fakt është një nisëm që ka nisur që herët neë 2016, ka nisur në një dep në fak e shkencave të natuyres, dhe donim të shihnim si ky progam studmi po pritej në tregun e punës. Fakti që morëm feedback nga një program studimi, e shtrimë këtë në gjitha programet e studimit, dhe në 2018 u shtri edhe në Universiteti i Tiranës”, u shpreh Kalluçi.

Për disa problemi është më i thellë sesa vetëm sinkronizimi i programeve të studimit.

Edhe pse pas pandemisë së COVID-19 u vu re një përmirësim dhe rigjallërim në tregun e punë në disa aspekte, numri i lartë i popullisë jo aktive në tregun e punës mbetet shqetësues pasi bëhet fjalë për mbi 950 mijë persona të cilët për arsye nga më të ndryshmet nuk futen në tregun e punës. Shtuar kësaj edhe të rinjtë që po zgjedhin gjithnjë e më shumë të ikin nga vendi e bën situatën akoma më pesimiste./euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *