KryesoreLajme

Kurti: Serbia duhet t’i pranojë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë; të kërkojmë të vendoset drejtësia

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se krimet e Serbisë në Kosovë nuk duhet harruar asnjëherë dhe se duhet kërkuar drejtësi.

Deklaratën, Kuri e bëri gjatë fjalës së tij në konferencën e Lidershipit në Ballkan “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”, të organizuar nga Federata Universale e Paqes, ku shtoi se Serbia duihet të kërkojë falje.

Lexo më shumë  “Focus”: Drama e portit të Durrësit, largohen investitorët gjermanë

Sipas tij, që të arrihet një pajtim midis dy shteteve, Serbia duhet t’i pranojë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Gjithçka do të kishte rrjedhë tjetër sikur kreu politik dhe ushtarako-policor i Beogradit të mos impononte politikën agresive e gjenocidale ndaj shqiptarëve. Për pasojë ndodhi krimi i vazhdueshëm i Serbisë që dëmtoi të dy popujt dhe shkaktoi tragjedinë e katastrofën humanitare të cilën duhet kurrë të mos e harrojmë, por të kërkojmë që të vendoset drejtësia e të bëhet kërkim-falja e pranimi i krimit, në mënyrë që të arrihet pajtimi”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Kamberi: Serbia po pengon realizimin e ndihmës së Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e Luginës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *