Bota

Ukraina raporton edhe për 24 fëmijë të vrarë në Mariupol

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës bëri të ditur të shtunën se ka mësuar për vdekjen e 24 fëmijëve të tjerë në Mariupol, qyteti port juglindor që ishte i rrethuar për javë të tëra përpara se forcat ruse ta kapnin atë në mes të majit.

Në total, zyra tha se të paktën 287 fëmijë kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në 24 shkurt. Ndërkaq, më shumë se 492 janë plagosur.

Lexo më shumë  Disqe fluturuese dhe sfera në qiell, Pentagoni publikon pamje të reja nga dosjet për UFO-t

“Gjatë regjistrimit të veprave penale, është bërë e ditur se 24 fëmijë të tjerë kanë vdekur në Mariupol, rajoni Donetsk, si rezultat i granatimeve pa kriter nga ushtria ruse”, tha zyra në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boychenko, ka thënë se në qytet ka shpërthyer kolera pasi sistemet e kanalizimeve u prishën dhe kufomat po kalben në rrugë.

Kievi dhe aleatët e tij thonë se Ukraina u pushtua pa provokim.

Në fillim të qershorit, Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se 250 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës dhe pesë milionë mbeten në rrezik të dhunës dhe abuzimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *