Bota

Severodonetsk, Inteligjenca britanike: Rusia po përdor raketa të vitit 1960 kundër objektivave tokësore

Në perditësimin e saj Inteligjenca e ministrisë britanike të mbrojtjes, shkruan se forcat ruse rreth qytetit ku po kryhen luftime të ashpra Severodonetsk ‘nuk kanë bërë përparime në jug të qytetit’.

‘Qyteti i fabrikës – një nga pjesët e fundit të mbetura të Luhansk ende nën kontrollin e Ukrainës, po kryhen luftime të ashpra’, shkruan ministria britanike e mbrojtjes duke shtuar :

Lexo më shumë  Në fjalimin e fundit si president Biden thotë se tani oligarkia “do të marri formë” në SHBA

“Rusia po sulmon me artilerinë e saj, në një përpjekje për të mposhtur mbrojtjen e Ukrainës.”

Inteligjenca britanike shkruan gjithashtu se Moska po përdor raketa anti-anije 5.5 tonësh të epokës 1960 kundër objektivave tokësore.

“Kur përdoren në një rol sulmi tokësor me një kokë luftarake konvencionale, ato janë shumë të pasakta dhe për këtë arsye mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme kolaterale dhe viktima civile. Rusia ka të ngjarë të përdorë sisteme të tilla armësh joefikase sepse nuk ka raketa më të sakta moderne, ndërsa mbrojtja ajrore e Ukrainës ende i pengon avionët e saj taktikë të kryejnë sulme në pjesën më të madhe të vendit.”

Lexo më shumë  Gjermania është në recesion për të dytin vit radhazi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *