Scholz: Serbia si vend kandidat për në BE duhet të respektojë sanksionet ndaj Rusisë
Kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh se të gjitha vendet që janë anëtarë të Bashkimit Evropian duhet të pranojnë regjimin e sanksioneve të BE-së.
Legjislacioni, demokracia, hapja, transparenca, të gjitha duhen respektuar nga vendet që janë anëtarë ose synojnë anëtarësimin.
Sipas Scholzit edhe Serbia duhet të bëjë të njëjtën gjë sa i takon marrëdhënies me Rusinë. Si vend që synon anëtarësimin duhet të ndjekë politikat e përbashkëta dhe regjimin e sanksioneve.
“Ne konsiderojmë që kohërat janë të reja, prandaj duhen edhe mënyra të reja në Bashkimin Evropian, në Ballkanin Perëndimor dhe në raportet me njëri-tjetrin. Ne kemi aplikuar tashmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Sivjet planifikojmë gjithashtu që të aplikojmë për statusin e vendit kandidat,” – shtoi Kurti.
Rruga Press