Scholz mbërrin në Kosovë, Kurti e pret në Aeroport
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka mbërritur në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Aeroplani me të cilën udhëton ai ka ateruar në orën 9:45.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka mirëpritur kancelarin gjerman së bashku edhe me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.
Kurti dhe Shcolz do të kenë edhe një takim në ndërtesën e Qeverisë në ora 10:45 ndërsa pas takimi është paralajmëruar edhe një konferencë për media.
Kurti, gjatë ditës së enjte, duke komentuar vizitën e kancelarit Scholz në Kosovë, tha se pret një fillim të ri dhe energjik të Procesit të Berlinit.
Kosova është destiancioni i parë i vizitës së Scholzit në rajon. Pasditen e së premtes ai do të udhëtojë drejt Beogradit.
Rruga Press