Informaliteti në paga, sa përqind e shqiptarëve vijojnë të paguhen dorazi
Sipas të dhënave nga Anketa e Tregut të Punës, publikuar nga Instituti i Statistikave, numri i të punësuarve informal për vitin 2021 në sektorin jobujqësor arriti në 29,4%, duke shënuar një rritje 0,3% në raport me vitin 2020.
Për ekspertët, taksat e larta që paguajnë bizneset i vendosin ata në vështirësi financiare, duke nxitur pagesat në zarf për punonjësit.
Por, të përfshirë në informalitetin e pagave dhe akoma më keq, në punën në të zezë nuk janë vetëm bizneset, por edhe të punësuarit. Një pjesë e tyre, për shkak të mungesës së informacionit, pranojnë të mos deklarohen.
Shmangia e detyrimeve shëndetësore e shoqërore dhe tatimit mbi fitimin shpesh vjen dhe si një marrëveshje e heshtur mes palëve, çka e dëmton vit pas viti ekonominë tonë.
Aktualisht, numri i të punësuarve në vend për vitin 2021 u vlerësua nga INSTAT në 1,2 milionë persona, ku 48% përbëhet nga të punësuarit diku dhe pjesa tjetër nga të vetëpunësuarit.
Rruga Press