Lajme

Kurti i përgjigjet Vuçiqit: Nga ideja e shkëmbimit të territoreve, tani do qymyrin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur negativisht propozimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për këmbim të energjisë elektrike me linjit.

Kurti ka thënë të enjten se Vuçiqi “prej idesë së shkëmbimit të territoreve, tani po kërkon qymyrin e Kosovës”.

“Kjo është një përpjekje e presidentit autoritar të Serbisë që të kalojë nga projekti i dështuar i shkëmbimit të territoreve në këtë të shkëmbimit të qymyrit. Pra në vend të territorit të Kosovës tash po kërkon qymyr nga Kosova. Por ai duhet që ta njohë pavarësinë e Kosovës, duhet t`i pranojë krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë dhe duhet të distancohet edhe nga presidenti despotik Putin, përveçse nga Milloveshiqi ministër i së cilit pati qenë atëherë”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Kurti: Zgjedhjet evropiane të 9 qershorit, janë vendimtare për të ardhmen

Të mërkurën, presidenti i Serbisë u shpreh se Kosovës do t’i ofrohet një marrëveshje ku në këmbim të linjitit Kosovës do t’i ofrohet energji elektrike ose edhe pagesa me para.

“Ne ishim të gatshëm t’i ofronim Prishtinës shkëmbim në mënyrë që të merrnim sasi të konsiderueshme të linjitit cilësor në këmbim të energjisë elektrike. Nëse nuk doni kështu, atëherë mund të bëhet edhe me para. Nuk kemi asnjë problem, jemi të gatshëm të flasim për këtë”, pati thënë Vuçiqi për gazetarët në Ohër, gjatë Samitit për “Ballkanin e Hapur”.

Lexo më shumë  “E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanoviqit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *