Shumica e aleatëve të Abazoviqit kundër Ballkanit të Hapur
Mali i Zi mori pjesë në punimet e nismës rajonale Ballkani i Hapur, zhvilluar në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 7 dhe 8 qershor.
Kryeministri Dritan Abazoviç tha se Mali i Zi ende nuk e ka vendosur nëse do bëhet apo jo anëtare e kësaj nisme, por se ishte në rolin e vëzhguesit.
Gazetarja Ilmira Leka tha se shumica e aleatëve të Abazoviqit, partitë pro malazeze nuk e mbështesin këtë nismë.
Sipas saj, Abazoviqi nuk do ta ketë shumicën në parlament në lidhje me këtë çështje.
“Aleatët e tjerë të Abazoviqit, partitë pro malazeze janë kundër kësaj iniciative. Abazoviqi nuk do të ketë shumicën apo përkrahjen e duhur”, tha ajo.
Sipas Lekës, opozita pro serbe është pro Ballkanit të Hapur, teksa shtoi se kjo nismë favorizon më së shumti Serbinë.
Në punimet e Ballkanit të Hapur, morën pjesë Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe iu bashkuan si vëzhgues Mali i Zi e Bosnje dhe Hercegovina.
Rruga Press