Rriten kostot e prodhimit, importit dhe ndërtimit në Shqipëri
Çmimet e importit dhe prodhimit janë rritur mbi 10% në fillim të këtij viti.
Pengesat nga lufta Rusi-Ukrainë dhe kërkesat e larta në treg kanë rritur shpenzimet për lëndët të para, përfshi edhe në sektorin e ndërtimit.
Rritja e çmimeve në treg e ka një zanafillë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë për rritje të fortë të çmimeve të prodhimit, të çmimeve të importit dhe rritje të indeksit të kushtimit në ndërtim për banesa në tre muajt e parë të vitit.
Lëndët e para janë bërë të vështira për t’u siguruar në këtë fazë të luftës Rusi-Ukrainë, por edhe kërkesa është rritur në treg, pas pandemisë.
Sipas INSTAT, çmimet e prodhimit u rritën 17% këtë fillimvit dhe shtrenjtimi më i madh u pa tek mineralet, energjia elektrike dhe gazi. Rritje çmimesh u shënuar edhe tek industria përpunuese e nafta.
Edhe importet u shtrenjtuan mbi 10% në muajt e parë të vitit në një krizë që ka prekur thuajse të gjithë globit.
Në këtë situatë, INSTAT ka analizuar edhe kostot e ndërtimi, të cilat janë rritur 5%. Jo vetëm lëndët materiale, por edhe shpenzimet për paga, energji dhe transport kanë ndikuar në rritje të shpenzimeve, që do të reflektohen edhe në çmimin e banesave.
Rruga Press